Arritja e një niveli të lartë zhvillimi shkencor, teknik dhe teknologjik vetëm në saje të respektimit të metodave racionaliste dhe empiriste nga ana e perëndimit, ka krijuar dhe përhapur idenë e gabuar midis popujve myslimanë se zhvillimi është i mundur vetëm përmes filozofisë racionaliste, e cila predikon hyjnizimin e arsyes duke mënjanuar fenë. Libri i ofron lexuesit në mënyrë të përmbledhur qëndrimin e botëkuptimit Islam ndaj filozofisë, qëndrimin e fesë Islame ndaj arsyes dhe racionales.