Njeriu mahnitet mbas karakterit dhe për këtë e imiton atë të cilin e admiron. Kjo është një ndjesi e lindur. Kështu që, personat për të cilët ndjehet një nivel i lartë admirimi, kanë një vend të veçantë në ndërtimit e personalitetit të njeriut. Të bëhesh si ai që do, realizohet duke marrë shembujt e bukur që reflektohen nga ai. Me këtë prestigj, shembujt e bukur janë fate hyjnore që e dërgojnë njeriun te fisnikëria dhe dinjiteti i tij i vërtetë. Nga kjo pikpamje mund të themi se, njeriu ka gjithmonë nevojë për një udhëzues që është gjithmonë me shpirt të ndjeshëm dhe zemër të pastër. Ja pra, edhe Profetët dhe njerëzit e mirë të Allahut, dijetarët dhe të urtit të cilët Zoti ynë ia ka dhuruar njerëzimit si manuale udhëzuese dhe personalitete shembullore, gjatë gjithë jetës së tyre kanë nxjerr në pah tablo të mbushura plot me vlera. Kështu që, kanë dhuruar kujtime të çmueshme dhe bukuri që kurrë nuk ngelen në të shkuarën dhe kanë formuar një Qytetërim të Virtyteve.